Gjonaj: Në projektligjin për Përkthimin Zyrtar parashikohet për herë të parë edhe Interpreti i Gjuhës së Shenjave

Gjonaj: Në projektligjin për Përkthimin Zyrtar parashikohet për herë të parë edhe Interpreti i Gjuhës së Shenjave

Përmes iniciativës ligjore për projektligjin për përkthimin zyrtar dhe përkthyesit zyrtarë u adresuan një sërë çështjesh dhe problematikash të hasura ndër vite nga Ministria e Drejtësisë, si autoriteti i vetëm përgjegjës në Republikën e Shqipërisë për kryerjen dhe përgjegjësinë e shërbimit të përkthimit zyrtar.

“Është me rëndësi të veçantë të përmendim një risi, jo vetëm në punën tonë por edhe në fushën e politikave sociale, përfshirjen për herë të parë në këtë ligj, në mënyrë të plotë dhe ligjore, të statusit të interpretit të gjuhës së shenjave” është shprehur ministrja Gjonaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

Interpreti i gjuhës së shenjave është jo vetëm personi që mundëson komunikimin me një person që nuk dëgjon dhe/ose nuk flet, pjesërisht ose plotësisht, nga gjuha e shenjave në gjuhën e folur dhe të shkruar shqipe, gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore civile, penale ose administrative, sipas parashikimeve të legjislacionit procedural në fuqi por edhe personi i cili përfshihet në kategoritë më specifike të politikave sociale të Qeverisë së Shqipërisë.

Mos harrojmë, gjuha e shenjave është një mjet thelbësor i komunikimit për dhjetëra mijëra njerëz të shurdhër në të gjithë botën, por në disa vende, ajo është “një e drejtë për të gjithë”.

Në regjistrin elektronik të përkthyesve zyrtarë tashmë do të përfshihen edhe interpretët e gjuhës së shenjave, të cilët do t’i nënshtrohen konkurimit sipas kritereve specifike dhe certifikohen nga Ministri i Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy