Rekord i ri i rasteve të reja me koronavirus (VIDEO)

Rekord i ri i rasteve të reja me koronavirus (VIDEO)

Tjetër rekord i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 raste të reja, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Ato janë konstatuar pas 603 testimeve të kryera për të dyshuar të prekur nga Covid 19. Në 24 orë kanë ndërruar jetë pesë pacientë, dy prej të cilëve pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Një 46-vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, janë viktimat që i shtohen bilancit të deritanishëm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 gusht 2020)
Testime totale 47051

Raste pozitive 6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991
Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy