Fishekzjarret e Sidnejit për Vitin e Ri do të ndizen, pavarësisht protestave

Fishekzjarret e Sidnejit për Vitin e Ri do të ndizen, pavarësisht protestave

Pavarësisht kritikave për shkak të zjarreve në natyrë dhe kostos së madhe financiare, fishekzjarrët shumëngjyrësh do ta ndriçojnë qiellin e Sydney-t edhe këtë fundvit.

Shërbimi i zjarrfikësve në rajonin New South Wales e bëri një përjashtim nga ndalimi i zjarreve për autoritetet lokale, pavarësisht rrezikut për përhapjen e zjarreve dhe shpërthimit të zjarreve të reja.

Organizatorët e hedhjes së fishekzjarrëve u përballën me kërkesa dhe thirrje për anulimin e festimeve dhe dhurimin e të hollave për zjarrfikësit dhe fermerët që kanë pësuar nga zjarret e mëdha në natyrë.

Më shumë se 270 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin për anulimin e festimeve me fishekzjarrë. Organizatorët e këtij peticioni thanë se autoritetet lokale vitin e kaluar i kanë shpenzuar 5.8 milionë dollarë australianë vetëm për fishekzjarrë.

Sidoqoftë, duket se vullneti i këtyre qytetarëve nuk është marrë parasysh. Qindra mijëra njerëz pritet të tubohen në mesnatën mes 31 dhjetorit e 1 janarit për ta parë shpërthimin e fishekzjarrëve në qiellin e qytetit të famshëm australian, shkruan “BBC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy