Kreu i ri i SPAK, Balliu: Reforma në drejtësi e kapur, Rama ‘koka’ e krimit (VIDEO)

Kreu i ri i SPAK, Balliu: Reforma në drejtësi e kapur, Rama ‘koka’ e krimit (VIDEO)

Klevis Balliu nga studio e MCN Live ka komentuar lidhur me garën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, për të cilin u shpreh se procesi nuk ishte i pavarur dhe rrjedhimisht as drejtësia.

Ai tha se reforma në drejtësi është e kapur nga Rama dhe se SPAK është në presion të vazhdueshëm të atyre që vjedhin. Sipas Balliut, Alqi Bllako dhe Lefter Koka u përdorën për të mbuluar emra të tjerë sepse këtu afera vazhdon.

I patë zgjedhjet, i ndoqët, 6 votuan nga KLP, 5 të tjerë nga parlamenti, ata të 5 votuan atë që donte Rama. Ku është e pavarura këtu. E dyta gjithë debati që kam dëgjuar është do fitojë Kim apo Rama, pra cilido që fiton do të thotë që nuk është e pavarur. Nëse themi kush është më mirë ta kontrolloj drejtësinë Kim apo Rama është tjetër çështje. Tjetra, dumani nuk lindi ditën e garës së SPAK, aty ishte. Ata prokurorë që ka çuar Edi Rama prapë do jenë aty, ku është pavarësia e këtij institucioni, faj nuk kanë se kur qeverisesh nga një bandë do jesh nën presion.  Reforma në drejtësi këtu në tërësi u kap nga qeveria, Edi Rama dhe kemi provat, produktet. Kush është ai gomar në Shqipëri që beson se inceneratorin në Shqipëri e bënte Alqi Bllako, ajo nuk bëhej pa Veliajn e Ramën. SPAK është në presion të vazhdueshëm të atyre që vjedhin. Alqi Bllako dhe Lefter Koka u përdorën për të mbuluar emra të tjerë sepse këtu afera vazhdon.

Më tej Balliu shtoi se drejtësia këtu ëhstë në dorë të hajdutëve,m por që sipas tij ka ardhur koha të mos tallen më me shqiptarët.

Kim apo Rama le të mbajnë qëndrimet që duhen, nuk e shkohet te Ben Ahmetaj dhe ti thuash lufto korrupsionin, apo Ramës të luftojë krimin e organizuar, kur ky vetë është koka e tij. Rama lekët nuk jep se shokët i lëshon ai, i fal, i shet ata, lekët nuk i lëshon ai, por ne lekët na duhen për t’ja kthyer qytetarëve shqiptarë. Këta janë të verbuar, e kanë mendjen te luksi, ndërsa shqiptarët vuajnë për bukë dhe marrin gomonet. Qëllimi i tij sot është vrasja e pluralizmit, vrasja e votës prandaj bën gjithçka ai për këtë, prandaj i duhen paratë e drogës për vrasjen e votës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy