Censi, Gjonçaj: Të paturit një shtëpi në Tiranë shihet si investim në rritje

Censi, Gjonçaj: Të paturit një shtëpi në Tiranë shihet si investim në rritje

Profesori i demografisë në London School of Economics, Arian Gjonçaj thotë se metodologjia e re e përdorur në procesin e Censit, është futja e teknologjisë dhe e tabletave me të cilat bëhet regjistrimi dhe kjo rrit saktësinë e të dhënave nga ana teknike.

Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se si procedurë mënyra se si bëhet Censi është procedurë standarde, ndërsa sa i takon pyetjeve ka një lloj lirie ndaj INSTAT-it, për të bërë disa pyetje që do.

Ndërsa për numrin prej 3.2 anëtarësh që jetojnë në njësi ekonomike familjare nga 3.9 në vitin 2011, Gjonçaj shpjegoi se janë 3.2 njerëz që jetojnë në një çati, kjo ndikohet së pari nga numri i lindjeve apo i emigrantëve.

Ndërsa 82.5% janë pronarë të banesës ku jetojnë, me qira jetojnë 8.8% dhe 8.7% me marrëveshje tjetër banimi të pronësisë, Gjonçaj shprehet se parapëlqimi për ta blerë banesën është fenomen mesdhetar.

Ne duam të kemi një shtëpi të tonën, por ky është fenomen europianë.

Këtu ka më shumë elementë kulturor dhe në rastin e Shqipërisë dhe një fenomen ekonomik se tani që flasim jemi në një gjendje më të mirë ekonomike për të blerë qoftë nga emigracioni dhe rrethanat e tjera.

Të paturit 170 mijë apartamente bosh në Tiranë, vjen pasi ka ndjekur një urbanizim masiv shumë të shpejtë, kjo për arsye dhe të mungesës së zhvillimit rajonal në vitet e fundit.

Shumica e bizneseve vitet e fundit janë në Tiranë. Investimi në Tiranë shikohet si investim në rritje.

Të marrësh një banesë në Tiranë është investim për çdo njeri. Ne nuk investojmë në aksione, bujqësi, fabrikë.

Cilido që ka bërë para, qoftë në mënyrë të ligjshme ose jo, kemi atë psikozën që pronën nuk e merr njeri.  Në ndërtim ka një qarkullim shumë të madh parash.

Shumica e investimeve të parave si të formalizuara dhe të paformalizuara kalojnë dhe formalizohen në ndërtim, pasi ndërtimi shikohet si investim i sigurt.

Ne e dimë që numri i lindjeve kanë rënë dhe njësitë familjare, kanë rënë, duke shkuar në dy prindër dhe një fëmijë.

Kjo ishte e pritshme, për shkak të rënies së lindshmërisë. E dyta, që nga viti 1990 ne kemi lëvizur nuk jemi më në jetesën në një familje të zgjeruar ku jetonin bashkë dy vëllezër.

Por edhe si rezultat i rritjes ekonomike dhe njerëzit mund ta përballojnë jetën më vetë.

Kjo është zhvillim pozitiv dhe njerëzit mund të jetojnë siç duan. Tradita mesdhetare është e tillë që ne nuk e lëmë familjen herët.

Për Tiranën mendoj se duke pasur parasysh se kemi influencat nga pjesët e tjera të emigracionit, ndodh fenomeni që ne jemi çik më herët në largimin nga familja.

Por të ndryshosh këto trend nuk është e lehtë sepse varet me mentalitetin dhe tregun e punës, i cili aktualisht është i parregulluar.

Kontratat e punësimit janë të parregulluara dhe nuk ka punë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme dhe i riu nuk vendos se çfarë do të bëjë me jetën e tij.

Nuk është e lehtë për çiftet e reja që të bëjnë familje në ditët e sotme dhe kjo shtyn moshën mesatare të lindjes dhe ul probabilitetin për të pasur një ose dy fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy