Kreu i PD Sali Berisha kërkoi sot nga kreu i shtetit Bajram Begaj që të largojë nga detyra e këshilltarit ligjor në Presidencë, Ilir Rusmailin.
PD e konteston Rusmailin, pasi ky i fundit është njëherazi anëtar në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
“Që Presidenti i Republikës është i detyruar të zbatojë ligjin dhe që duhet të jetë njeriu i parë për të zbatojë ligjin, kjo besoj se nuk ka nevojë për koment.
Dhe që këshilltarit të Presidentit të Republikës nuk i lejohet asnjë detyrë tjetër, kjo është e sanksionuar në ligj. Dhe që Presidenti e shkel me dy këmbë ligjin, në rast se mban këshilltarin që punon dhe në KAS, vetëkuptohet.
Gazment Bardhi ka thënë një të vërtetë që është thënë dhe më përpara, po presidenti ka preferuar të mos zbatojë ligjin. Nuk e lejon ligji, lexoni ligjin. Por këta nuk kanë ligj e as Maliq. Nuk kanë këta, skanë gjë me ligjin. Ligji është një letër e vdekur për ta...”



