Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e fundvitit me gazetarët se nuk jemi në kohën kur PS të mbajë një qëndrim për Erion Veliajn. Ai u shpreh se “do shohim evoluimin e ngjarjeve dhe në kohën e duhur do mbajmë qëndrimet tona”. Teksa u pyet pse po veprohet me dy standarde në rastin “Tahiri”, që u përjashtua nga PS pas nisjes së hetimeve, dhe me rastin “Veliaj” për të cilin s’është mbajtur qëndrim, Rama tha se janë dy kontekste të ndryshme.

“Krahasimi është komplet pa këmbë, sepse janë dy raste, kontekste dhe dy faza totalisht të ndryshme. Jemi në kushtet kur Veliaj është hetuar, gjykuar, dënuar, në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Gjyqësia alternative thotë që me mjetet e komunikimit mediatik, të vendosë një kolektiv njerëzish, se kur bëhet fjalë për SPAK-un si organizatë kriminale, kur bëhet fjalë për SPAK-un si prokurori…Në kushtet që kjo gjykatë dhe prokurori alternative është aktivizuar për të linçuar publikisht një udhëheqës të PS, kryetari i bashkisë së Tiranës, votuar për 3 mandate rresht, protagonist i transformimit të kryeqytetit, jemi në kushtet që ka shumë për të menduar dhe reflektuar. Nuk jemi në kushtet kur është shpallur një akuzë publike, por ka fjalë, thashetheme, SMS-ra, një SMS pa emër. Jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash, që s’mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Ne do shohim evoluimin dhe në kohën e duhur do mbajmë qëndrimet tona”.