Greqia sulmon marrëveshjen Turqi-Libi: Kërcënon stabilitetin në rajon

Greqia sulmon marrëveshjen Turqi-Libi: Kërcënon stabilitetin në rajon

Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar midis Turqisë dhe qeverisë libiane të Tripolit, muajin e kaluar, lidhur me kufijtë detarë "është kërcënim për stabilitetin rajonal".

Ky është qëndrimi i qeverisë greke, i bërë publik përmes zëdhënësit Stelios Petsas, gjatë një konference shtypi. Lajmin e bën të ditur “Ekathimerini”.

Greqia ka dërguar dy letra në OKB, të cilës i ka kërkuar të ndërhyjë. Qeveria greke e cilëson marrëveshjen turko-libiane si një përpjekje për të zgjeruar të drejtat e shpimit turk në Mesdheun lindor.

Marrëveshja shkel Ligjin e Detit. Zona detare e Turqisë dhe ajo e Libisë nuk takohen dhe këto dy vende nuk kanë kufi detar të përbashkët”, ka thënë Petsas.

Momarrëveshjet për rezervat e gazit në Mesdheun Lindor në det të hapur kanë ardhur duke u rritur mes vendeve të rajonit, të cilat kanë pretendimet e tyre.

Turqia ka pasur një mosmarrëveshje afatgjatë me Qipron mbi rezervat që i takojnë këtij ishulli.

Marrëveshja e Ankarasë me Tripolin përcakton një korridor detar mes zonave të kufijve ujorë në pikat më të afërta midis Libisë dhe Turqisë, duke hapur potencialisht rrugën për kërkimin e naftës dhe gazit atje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy