Paralajmëron Rama: Brenda nëntorit nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK!

Paralajmëron Rama: Brenda nëntorit nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK!

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se brenda muajit nëntor do të fillojë “furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”. Përmes një mesazhi në “Twitter”, kreu i qeverisë njofton se e ka nisur ditën e sotme me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Duke reaguar për faktin se nuk ishte sot i pranishëm në mbledhjen e PS në Tiranë, të nismës “Ti Zgjedh”, Rama shkruan se “Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava”.

Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava, Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy