"LSI forcë e parë në Durrës, Tiranë e Fier", Meta-Ramës: Do ta pësosh më keq se miku im Berisha në ’94

"LSI forcë e parë në Durrës, Tiranë e Fier", Meta-Ramës: Do ta pësosh më keq se miku im Berisha në ’94

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, ndonëse President i Zgjedhur i është bashkuar fushatës së forcës që përfaqësonte. Edhe sot nga Durrësi ai e paralajmëroi hapur kryeministrin Edi Rama kur i tha se do pësojë një humbje të paparë.

“Le të vijë vërdallë me autobusin e administratës, është i pashpresë. Do ta pësojë më rëndë se në ‘94 kur ai miku im bëri referendum për ta marrë gjithë pushtetet për vete”,- tha Meta.

Gjithashtu kreu i Kuvendit theksoi para simpatizantëve, se LSI do të dalë forcë e parë në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Meta tha se Rama dhe Basha po pengojnë minoritetin grek të votojë në Gjirokastër.

“Mesazhin e parë sot e kam për të rinjtë. Forca bashkë këto 72 orë që ta fitojmë bashkë. Në këto zgjedhje nuk ka garë me humbësit me frikacakë që dridhen nga vota e lirë.

Më 25 qershor ka vetëm një garë, mes LSI-ve të Durrësit, Tiranës dhe Fierit. Sot mund t’ju njoftojë me përgjegjësinë dhe kënaqësi të madhe, se LSI është forcë e parë në Tiranë në Durrës edhe në Fier.

Nuk po flasim për Gjirokastrën, ku Tomi dhe Xherri duan të lënë pa votuar minoritetin grek. Nuk po flasim as për Beratin”, tha Meta.

Presidenti i zgjedhur tha se iku koha kur shteti drejtohej me tuta dhe batuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy