Koreja e Veriut ka testuar në orët e para të së shtunës (ora lokale koreane), një tjetër raketë balistike. Këtë lajm e ka konfirmuar ushtria koreano-jugore, për agjencinë e lajmeve Yonhap, ndërkohë që ende nuk dihet lloji i raketës së hedhur dhe se sa larg ka fluturuar ajo. “Raketa balistike është hedhur nga Pyeongani Jugor”, thotë drejtuesit ushtarakë të Koresë së Jugut, ndërsa nga Koreja e Veriut nuk ka ende asnjë prononcim në lidhje me këtë test të radhës.



