Osman Mula: Festivali i 11-të i Këngës ishte kurth, ish-drejtoresha e Radios na shpëtoi

Osman Mula: Festivali i 11-të i Këngës ishte kurth, ish-drejtoresha e Radios na shpëtoi

Kompozitori Osman Mula, ndau kujtime nga festivali i 11-të i Këngës, kohë kur disa artistë u dënuan për disidencë.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Mula tha se në atë festival ka qenë instrumentist, duke i rënë saksit.

Kompozitori kujtoi se përgjithësisht festivalin e kanë parë nga aparenca dhe nuk e kuptonin.

“Problem ka sjellë aranxhimi i këngëve. Fryma e veglave të tunxhit, e dyta që kënga ishte shumë e çiltër dhe e dëlirë, pavarësisht se kënga ka qenë shumë e shëndetshme, kishte çiltërsi. Spikerat e festivalit ishin të lirshëm. Gjithë kjo frymë e solli këtë gjendje, plus kam përshtypjen se ishte një kurth, festivali u la por kur u kap në dorë u kap te pleniumi i katërt, u diskutua bashkë me festivalin e dramës dhe ekspozitën e kulturës. U kritikua teatri, drama e Minush Jeros dhe Teatri Kombëtar, Fadil Paçrami me Kujtim Spahivoglin, futur dhe Todi Lubonja që ishte mik me Mihallaq Luarasin që po përgatitej për drejtor. Gjithë kjo frymë, duke parë se brenda ishin dy anëtarë të Byrosë. Festivalin e mori përsipër një personalitet i madh që na ka shpëtuar rreth 80% ish-drejtoresha e Radios, e cila tha se e kam bërë unë projektin dhe mbaj unë përgjegjësi para partisë. Por Sherif Merdanin, Françesk Radin, i kishin vënë në shënjestër. Nuk është bërë festivali i 11-të për disidencë, por për të thënë shiko sa mirë jemi”, rrëfeu Mula.

Ai tha se rinia e ka thithur këtë festival dhe e pëlqeu, por se çfarë ndodhi në vijim, nuk di të thotë.

Më tej shton se për hir të tregut, sot shumë kompozitorë janë detyruar të bëjnë këngë për këtë lloj, pasi nuk e blen këngëtari, duke iu referuar festivaleve aktuale të muzikës.

Osman Mula nënvizoi se Radio Televizioni Shqiptar, për të cilin paguajnë qytetarët taksat, duhet të kenë redaksi që ta marrin përsipër ta bëjnë festivalin, sipas normave të vetë.

“Të gjithë kanë një refren, pse e prishët kështu artin”, shprehu si shqetësim kompozitori i njohur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy