
Dy dronë u rrëzuan mbi një bazë ajrore irakiene që strehonte trupa amerikane dhe forcat e koalicionit të dielën, tha ushtria irakene në një deklaratë.
Sistemi i mbrojtjes ajrore në bazën ajrore al-Asad, një nga bazat më të mëdha dhe më të vjetra ushtarake në Irak, kapi dhe rrëzoi dronët, thuhej më tej në deklaratë.
Disa orë më parë, Qendra e Mbështetjes Diplomatike të Bagdadit (BDSC) në kryeqytetin irakian u sulmua nga një raketë, tha një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SH.B.A., Wayne Marotto.
"Raketa goditi pranë BDSC por nuk shkaktoi dëmtime. Sulmi është nën hetim," tha ai përmes një postimi në “Twitter”.
Në një postim tjetër, Marotto tha se çdo sulm kundër qeverisë irakiane, rqajonit Kurdistan të Irakut "dhe koalicioni minon autoritetin e institucioneve Irakiene, sundimin e ligjit dhe sovranitetin kombëtar Irakian".
Është ende e paqartë se kush i nisi dronët mbi bazë ose kush ishte prapa sulmit me raketa në BDSC.
Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al



