Lufta për të drejtat e autorit (VIDEO)

Lufta për të drejtat e autorit (VIDEO)

Të drejtat e autorit dhe respektimi i tyre janë një çështje e mprehtë kur flitet për pronësinë intelektuale në Shqipëri. Tashmë është bërë e zakonshme, që artistë të fushave të ndryshme të ankohen për mosrespektim të kësaj të drejte. Së fundi, pikërisht në emër të së drejtës së autorit është bërë çështje dhe mbyllja e kanalit kryesor të RTSH në YouTube.

(https://www.youtube.com/user/RadioTvShqiptar).

Sipas një njoftimi të bërë publik nga RTSH, YouTube e ka mbyllur kanalin si pasojë e sulmeve të pandërprera të njëpasnjëshme të kryera nga Qendra “Suada” dhe agjencia “Albautor” ndaj shumë videove të këngëve nga festivalet e këngës në RTSH ndër vite, të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube.

“Qendra “Suada” në kundërshtim me ligjin dhe Agjencia “Albautor” në abuzim me kompetencat që ka dhënë ligji, kanë deklaruar pranë YouTube të drejta, të cilat zotërohen në formë ekskluzive nga RTSH.

RTSH është duke e ndjekur këtë çështje me shumë vëmendje dhe pas mbledhjes dhe administrimit të të gjitha provave, do të fillojë proceset gjyqësore kundër të gjithë subjekteve që kanë shkaktuar dëmtimin e interesave të ligjshme të RTSH, duke mos përjashtuar asnjë autor të përfshirë, që nuk ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara me RTSH me rastin e pjesëmarrjeve në Festivalin e Këngës në RTSH.”

Por si qëndron në fakt çështja në fjalë dhe a ka të drejtë YouTube të ndërmarrë një hap të tillë?!

Ndërsa YouTube në një përgjigje për TvT shprehet se kanë mbyllur llogarinë në YouTube të RTSH, për shkak të pretendimeve të përsëritura të shkeljes së të drejtës së autorit.

“Ju lutemi kuptoni që procesi i heqjes së të drejtave të YouTube është në përputhje me ligjin. Ne përpiqemi të jemi të drejtë ndaj përdoruesve tanë dhe të mbrojmë lirinë e tyre të shprehjes, duke respektuar gjithashtu të drejtat ligjore të pronarëve të të drejtave të autorit.”, vërehet në përgjigjen e YouTube, ndërsa vijohet se ekzistojnë dy mundësi për të zgjidhur çështjen dhe për të rivendosur llogarinë:

“Ju mund të kërkoni që personi që ka bërë kërkesën kundër kanalit të heqë dorë nga kërkesa ose mund të paraqisni një kundër-ankesë nëse videoja juaj u hoq si rezultat i një gabimi ose keqidentifikimi të materialit që do të hiqej”, vëren mes të tjerash YouTube.

RTSH shprehet se çështja zë fill që me këngën fituese të Festivalit të RTSH të vitit kaluar.

ARTISTËT NËNSHKRUAJNË PETICION

Ndërkohë që  reagimi i "Albautor" shkon më tej, pasi një grup artistësh kanë firmosur një peticion, ku kërkojnë ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga artistët, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve.

Çfarë kërkohet përveç ndalimit të transmetimit, shitjes dhe shfrytëzimit të çdo forme është pagesa e menjëhershme e detyrimit për vitet 2018-2019 pranë S.U.A.D.A.-s, Sportelit Unik të Administrimit të së Drejtës së Autorëve.

“LUFTA” ME PLATFORMAT TELEVIZIVE

Por ndërkohë që dhjetëra artistë nënshkruajnë këtë peticion kundër RTSH, problemi i të drejtës së autorit është më i thellë në kohë dhe duket se përfshin jo vetëm Sportelin Unik të Administrimit të së Drejtës së Autorëve, por është një konflikt mes këtij të fundit dhe disa platformave televizive.

Muzika është vetëm një nga fushat ku artistët vërejnë se ka abuzime me të drejtën e autorit, pasi e njëjta situatë vërehet edhe përsa i përket krijimtarisë kinematografike.

TË DREJTAT E AUTORIT NË KINEMATOGRAFI

Kumbaro thekson se jo pak artistë nuk janë të kënaqur me mënyrën e operimit të SUADA-s dhe ligjin e së drejtës së autorit, të ndryshuar para rreth një viti e gjysmë.

Kumbaro flet gjithashtu për çështje gjyqësore të hapura ndaj platformave televizive.

Edhe pse Qendra Kombëtare e Kinematografisë ndalon kategorikisht transmetimin e filmit të vjetër shqiptar në televizione, situata nuk ka ndryshuar aspak.

Kumbaro nuk beson se situata mund të zgjidhet, ndërsa vëren edhe për mbyllje të mundshme të agjencisë, që ai drejton.

Zgjidhja mbase mund të gjendet në ndryshimin e Ligjit të së Drejtës së Autorit, një nismë e ndërmarrë për tu kryer së fundi nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin katër agjenci që operojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të autorit: Agjencia ALBAUTOR, e cila mbledh të ardhura për përdorimin e veprave në fushën e muzikës dhe audiovizualit.

Agjencia “AKDIE”, e cila përfaqëson të drejtave të artistëve interpretues dhe/ose ekzekutues.  “FMAA” e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorëve, krijues dhe bashkëkrijues të veprave audiovizuale – në regji e skenar dhe Shoqata "Gramm-A" e cila mbron të drejtat e prodhuesve të fonogrameve dhe videogrameve, producentëve.

Ndërkohë që secili prej këtyre organizmave ka për qëllim mbrojtjen e autorëve ngjan se asgjë nuk po funksionon ashtu siç duhet për arsye nga më të ndryshmet, por vlen të theksohet gjithashtu, se e drejta e autorit është një nga kushtet për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Materialet në këtë speciale përdoren me leje të “S.U.A.D.A”-s dhe FMAA-së

Përgatiti: Blerina Goce

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy