Sanksionet e SHBA/ Sheholli: Kurti nën vëzhgim, kryeministri dhe disa ministra rrezikojnë listën e zezë (VIDEO)

Sanksionet e SHBA/ Sheholli: Kurti nën vëzhgim, kryeministri dhe disa ministra rrezikojnë listën e zezë (VIDEO)

Fatmir Sheholli, drejtuesi i Institutit për Marrëdhënie Ndëretnike, foli përmes një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV mbi urdhrin e ri ekzekutiv të Biden-it për zgjerimin e kategorisë së sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ballkanin Perëndimor. Sheholli mendon që kryeministri Kurti është në vëzhgim total, dhe ai dhe disa ministra të tij janë të rrezikuar të shpallen non grata. Po ashtu Sheholli tha që pritet që një korporatë e madhe që lidhet me industrinë e naftës pritet të sanksionohet në Serbi. 

Drupal Ad

E pritshme që t’i vendosin sanksione një korporate të jashtëzakonshme në Serbi, nga administrata amerikane. Por kjo nuk çon peshë sepse kjo çështje ka kohë që është biseduar me Vuçiçin nga administrata amerikane. Industria e naftës së Serbisë, me aksionerë të fuqishëm, mbi 60 për qind kanë qenë rus, dhe ky moment ka qenë si moment i sanksionimit të drejtpërdrejtë të Vuçiçit dhe qytetarëve të Serbisë, që s’mund të vazhdohet në këtë formë. Në Nish ekziston edhe një qendër e ashtuquajtur humanitare ruse, që kryen shërbime krejt të tjera, të spiunazhit, dhe mendoj që administrata amerikane ka pasur shumë informacione, dhe kjo do ndikojë në ekonominë e shtetit serb. Në këto 4 vite të pushtetit të z.Kurti si kryeministër ne kemi ardhur në një situatë ku marrëdhëniet me SHBA-të janë si kurrë më parë në një krizë të thellë. Na vjen keq që një qeveri këto 4 vite e ka sjellë Kosovën në këtë situatë, që Blinkenin një kryeministër i vendit tonë ta quajë naiv. I duhet ambasadorit amerikan që të deklarojë se Kurti po mashtron në deklaratat e tij. Kurti i është shmangur një projekti të madh të gazit amerikan, dhe ka gjetur një formë tjetër. Është në vëzhgim total Kurti. Besoj që ai është i rrezikuar, jo vetëm ai, ka edhe ministra të tjerë në qeverinë e tij. Ne kemi njerëz në listën e zezë amerikane, por ata s’kanë qenë kryeministra, ministra. Kurti është nën vëzhgim total, dhe në momentin kur Amerika e sheh të arsyeshme e fut në listën e zezë, atë dhe ministra të tij”.

Duke folur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Sheholli thotë:

Edhe qeveria e Ramës ka njerëz që e meritojnë të jenë në listën e zezë. Unë mendoj që do të jepet një rast për verifikimin e krejt asaj çfarë ka ndodhur për Berishën. Edhe në Maqedoninë e Veriut do kemi protagonistë që do gjenden në listën e zezë, sepse është shkelur edhe Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës”.

Duke folur mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, Sheholli tha që Albin Kurti mund të jetë pjesë e qeverisë së re vetëm nëse i kërkon falje publike SHBA-ve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy