
Shqipëria u mposht me rezultatin 2-1 nga Italia, në ndeshjen e parë në Europian, të vlefshme për grupin B. Pavarësiht golit të Bajramit, pas 24 sekondave, italianët ia dolën të përmbysin rezultatin shumë shpejt.
Bastoni barazoi në minutën e 11-të, ndërsa Barella shënoi të dytin në minutën e 16-të.
Manaj në fund kishte mundësinë e artë për të barazuar, por gjuajtja kaloi portën dhe shkoi jashtë.
Me këtë fitore, Italia barazon Spanjën me nga 3 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet pa pikë, ashtu si Kroacia, me të cilën përballet me 19 qeshor.



