Emergjenca energjetike/ Rama prezanton sot planin e masave për përballimin e krizës

Emergjenca energjetike/ Rama prezanton sot planin e masave për përballimin e krizës

Me qëllim të menaxhimit të krizës energjetike, kryeministri Edi Rama, do të prezantoj sot planin e masave përballimin e kësaj krize dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efektet që do të çonin krahas një rritje e pakontrollueshme e çmimeve në ekonominë e tyre.

Rama bën me dije se sot në orën 15.00 do të bëjë publik planin që ai ka.

“SOT ORA 15.00/ Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike”, shkruan Edi Rama.

Rama, tha dje se kjo krizë, e diktuar nga klima e që ka prekur të gjithë Europën, do të ketë kulmin deri në mesin e vitit të ardhshëm, teksa theksoi se edhe pas tejkalimit të saj, çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.

Por ky plan masash, sipas Ramës, nuk ndalon dot rritjen e çmimeve të ndikuara nga tregu ndërkombëtar, duke shtuar se qeveria do të mbrojë konsumatorët, duke filluar nga ata që janë më në nevojë, nga kjo rritje çmimesh.

Vendimi për emergjencën energjetike u botua dje në fletoren zyrtare, duke pezulluar të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Sipas vendimit, këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër në mënyrë që të shmanget rritja e menjëhershme faturës së energjisë si pasojë e importit, është ngarkuar Ministria e Financave që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

Nëpërmjet këtij vendimi Ministria e Financave duhet të siguroj fondet e nevojshme për të blerë energji nga jashtë, dhe për të garantuar buxhetin e domosdoshëm, ministria mund të bëj alokime fondesh, mund të shkurtoj shpenzimet në institucionet apo mund të pezulloj shpenzimet e parashikuara për projekte të ndryshme, që nuk konsiderohen prioritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy