
“Obeziteti”, revista e Shoqatës së Obezitetit, ka botuar një studim të ri që sugjeron që masa e madhe trupore te njerëzit do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë. Studimi bazohet në faktin se njerëzit që janë obezë, prodhojnë më shumë dioksid karboni sesa njerëzit me një peshë ‘normale’. Duke prodhuar më shumë dioksid karboni, për shkak të masës trupore, studimi pretendon se personat me mbipeshë kërkojnë më shumë ushqim dhe pije, pra shërbime shtesë që gjithashtu rritin prodhimin e dioksidit të karbonit. Po ashtu, sipas studimit, ata e rrisin këtë prodhim edhe kur udhëtojnë, pavarësisht se nuk paguajnë më shumë udhëtarët e tjerë. E gjitha kjo kontribuon në rritjen e prodhimit të dioksidit të karbonit.
Njerëzit obezë thuhet se prodhojnë 81 kg shtesë në vit dioksid karboni për shkak të metabolizmit të shtuar, 593 kg shtesë në vit nga rritja e konsumit të ushqimit dhe pijeve, dhe 476 kg shtesë në vit nga sforcimi në industrinë e transportit.
Emetimet e mjeteve të transportit, të cilat lidhen jo vetëm me transportimin e vetë njerëzve obezë, por edhe me punën ekstra për prodhimin e ushqimit, janë 14 përqind më të larta se emetimet që shkaktojnë njerëzit me peshë normale.
Studimi i obezitetit vlerëson se njerëzit obezë u shtojnë 700 megatonë emetimeve të dioksidit të karbonit në vit, që barazohet me 1.6 përqind të të gjitha emetimeve të dioksidit të karbonit të bëra nga njeriu. Kjo mund të mos duket shumë, por është 20 për qind më shumë sesa emetimet e dioksidit të karbonit nga njerëzit me peshë normale.
Kush mund të cilësohet obez dhe kush thjesht “i mbushur”?
Përkufizimi standard i obezitetit është të kesh një indeks të masës trupore më të madhe se ose të barabartë me 30 kg / m2, dhe pesha ‘normale’ ka një indeks të masës trupore më të vogël se 25.
Me frikën se mund të kritikohen për stigmatizim të njerëzve mbipeshë, studiuesit thonë se “‘ata vuajnë tashmë nga perceptimi negativ dhe diskrimini ndaj tyre, dhe studime të shumta kanë dokumentuar disa stereotipe të përhapura, p.sh. që individët mbipeshë janë dembelë, të pamotivuar, , kanë mungesë disipline, kanë vullnet të dobët dhe nuk janë në përputhje me trajtimet për humbjen e peshës”.



