Nuk merrte dëmshpërblimin prej muajsh, “Xhadat” zgjidh rastin e qytetares (VIDEO)

Nuk merrte dëmshpërblimin prej muajsh, “Xhadat” zgjidh rastin e qytetares (VIDEO)

“Xhadat” trajtoi sot rastin e një qytetare nga Durrësi, Entelës, e cila nuk kishte marrë dëmshpërblimin që i takonte nga kompania e sigurimeve “Ansig” pas një aksidenti të ndodhur në 10 nëntor 2022. Ajo na tregoi se në nëntor të vitit të shkuar një vajzë i përplasi makinën, ndërkohë që e kishte të parkuar. Entela tha se u vlerësua për dëmshpërblim në një vlerë prej 1.4 milion lekësh, të cilat duhej të paguheshin nga kompania “Ansig”. Mirëpo kompania në fjalë që prej nëntorit të vitit 2022 e deri në datën 19 maj 2023 e kishte mbajtur qytetaren me shpresë duke i thënë se dosja e rastit të saj ishte në financë dhe se dëmshpërblimi do i kalonte shumë shpejt.

Duke qenë se kjo gjë nuk kishte ndodhur, Entela u interesua fillimisht vetë te kompania, ku ju tha se në fund të javës do i bëhej pagesa e dëmshpërblimit. Më pas “Xhadat” shkoi së bashku me qytetaren për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me rastin e saj dhe kur do i jepej një zgjidhje. Punonjësja në departamentin e dëmit, para “Xhadave” ndryshoi version, pasi tha se pagesa do të kryhej brenda ditës së hënë dhe jo në fund të javës. Ajo pranoi se ka pasur vonesa dhe tregoi se afati ligjor për kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit është një muaj. Mirëpo punonjësja, nuk tregoi në asnjë moment se për çfarë arsye ka pasur vonesa, duke u justifikuar me faktin se kjo nuk ishte pjesë e punës së saj.

Më pas, “Xhadat” u interesua edhe për kopjen e praktikës së rastit të qytetares. Por punonjësit e protokollit na thanë se kopja e praktikës nuk mund të tërhiqej, sepse në të kundërt nuk jepej dëmshpërblimi. Ndërkohë punonjësit na thanë se dosja e Entelës nuk ishte mbyllur në muajin nëntor, por në datën 8 mars, ndaj sipas tyre kjo ishte arsyeja pse nuk i ishte dhënë ende dëmshpërblimi. Nga ana tjetër qytetarja na tregoi se që prej muajit janar, kur ju premtua fillimisht se do i bëhej pagesa, kompania i shkruante se dosja ishte në rregull dhe se i kishte kaluar departamentit të financës. Më vonë në datën 6 mars, kompania i kërkoi një dokument tjetër, si një arsye më shumë për të shtyrë më tej pagesën.

Megjithatë ditën e hënë, në datën 22 maj, Entela na tregoi se kompania e sigurimeve më në fund i kishte kaluar pagesën. Ajo tha se në fakt menjëherë pas largimit të “Xhadave” kompania i kishte konfirmuar se pagesa ishte kryer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy