Luanët vrasin dy gjuetarë të rinocerontëve në Afrikën e Jugut

Luanët vrasin dy gjuetarë të rinocerontëve në Afrikën e Jugut

Të paktën dy gjuetarë të rinocerontëve dyshohet se janë ngrënë nga luanët në një savanë në Afrikën e Jugut.

Mbetjet e tyre janë gjetur në një rrethim të luanëve në savanën e Sibuya, pranë qytetit juglindor të Kenton-on-Sea.

Aty u gjet një pushkë e fuqishme dhe një sëpatë.

Gjatë viteve të fundit, ka patur një rritje në gjuetinë në Afrikë, për të ushqyer kërkesën për brirët e rinocerontëve në Azi.

Në Kinë e Vietnam besohet se ka cilësi afrodiziake. Ushqimi afrodiziak përdoret me shekuj dhe zgjon dëshirën seksuale dhe vetë seksin e bën më të këndshëm, shkruan BBC.

Pronari i savanës së Sibuya, Nick Fox, tha në një deklaratë në faqen e Facebook se të dyshuarit hynë në brenda mbrëmjen e së dielës ose herët të hënën në mëngjes.

Nuk dihet ende nëse janë më shumë se 2 persona të përfshirë, prandaj zyrtarët kanë nisur hetimet.

Një ekip anti-egërsues arriti në vendin e ngjarjes, ku u gjet edhe një pushkë me silenciator, një sëpatë të gjatë dhe tela - pajisje të përdorura në përgjithësi nga gjuetarë të rinocerontëve.

Disa luanë duhej të qetësoheshin para se mbetjet e viktimave të mund të mereshin, shtoi Fox.

Policia ka qenë duke patrulluar zonën në rast se ndonjë nga vrasësit e dyshuar mbijetoi.

Nëntë rinoceronë u vranë nga luftëtarët në krahinën e Kepit Lindor, dhe më shumë se 7,000 janë vrarë në Afrikën e Jugut në dekadën e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy