Turpi i kishës/ Mbi 1000 fëmijë të abuzuar në Pensilvani. Vatikani mbuloi gjithçka

Turpi i kishës/ Mbi 1000 fëmijë të abuzuar në Pensilvani. Vatikani mbuloi gjithçka

Ajo që ka ndodhur në institucionet fetare të Pensilvanisë është e frikshme. Më shumë se 1 mijë fëmijë janë abuzuar nga 300 priftërinj dhe njerëz të kishës. Rastet e abuzimit kanë ndodhur në 6 nga 8 dioqezat që ka gjithsej Pensilvania.    

Prokurori i përgjithshëm i Pensilvanisë, John Shapiro, në një intervistë për NBC është shprehur se skandali nuk ka të bëjë thjesht me abuzimet seksuale, por edhe me faktin se ato janë mbuluar nga Vatikani, i cili ka qenë në dijeni.

“Kemi prova se Vatikani e dinte dhe i ka mbuluar abuzimet. Nuk mund të flas në mënyrë të veçantë për Papa Françeskun”, ka thënë ai.

“Ajo që kemi zbuluar dhe që është me të vërtetë e frikshme është fakti seliderët e kishës kanë gënjyer para besimtarëve në meshat e të dielës, kanë gënjyer publikun, i kanë mbrojtur këta abuzues, por kanë dokumentuar gjithçka dhe i kanë vendosur në arkivat vetëm pak hapa larg peshkopëve”,ka thënë Shapiro duke iu referuar punës që drejtësia amerikane ka bërë deri tani për të zbardhur skandalin e kishës në Pensilvani.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy