
Prokuroria e posaçme ka kryer një operacion në Durrës, pas lëshimit të 9 urdhër arresteve nga gjykata e posaçme. Janë arrestuar tre persona, mes tyre vëllai I një deputeti socialist. Dyshohet se personat e arrestuar dhe ata në kërkim janë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në gjirin e Lalzit dhe në disa vrasje.



