Astrofizikani Buneci shpjegon si është ndërtuar një bombë bërthamore: Pasojat e saj shumë më të frikshme sesa mund të imagjinohet

Astrofizikani Buneci shpjegon si është ndërtuar një bombë bërthamore: Pasojat e saj shumë më të frikshme sesa mund të imagjinohet

Pas sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore në Iran, bota ka nisur të diskutojë mundësinë e përdorimit të këtyre armëve shkatërruese në masë.

Astrofizikani shqiptar Erald Buneci, në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka shpjeguar rreziqet e përdorimit të armëve bërthamore dhe ka treguar hap pas hapi ndikimin e bombës atomike.

Bomba bërthamore përmban materialin e saj të ndjeshëm, si uraniumi apo plutoniumi, të cilët janë të grumbulluar pak mbi masën kritike. Kjo masë është e dizajnuar që të mos jetë e bashkuar sepse në momentin e bashkimit të saj ndodh një reaksion zinxhir që çon në shpërthim. 

Ky shpërthim nuk është i vetëm, ai aktivizohet përmes përdorimit të lëndëve plasëse të tilla si C4, tritol apo dinamit, të cilat krijojnë shtytje për të bashkuar këto dy pjesë të ndara dhe për të filluar reaksionin zinxhir.

Teknologjia e ndërtimit të bombës bërthamore është përmirësuar me kalimin e kohës, duke e bërë më efikase dhe më të fuqishme. Një bombë e tillë mund të ketë madhësi sa një valixhe, por përmbajtja e saj është ajo që e bën më të rrezikshme.

 Ajo shpërthen dhe përhap një rreze radioaktive që mund të arrijë deri në 200 km, në varësi të llojit të bombës.

Astrofizikani Buneci flet me saktësi për pasojat e një bombe bërthamore. 

Sipas tij, pasojat e një bombe bërthamore janë shumë herë më të frikshme dhe shkatërruese sesa mund të imagjinohet nga shumica e njerëzve. 

Pluhuri radioaktiv që shpërndahet pas shpërthimit përçon sëmundje tek organizmat e gjalla për vite të tëra. Reaksioni zinxhir i shpërthimit është një proces shkatërrues që shoqërohet me një shpërthim masiv dhe me një shpërndarje të gjerë të lëndëve radioaktive.

Ato përhapin pluhur radioaktiv që mbulon një zonë të gjerë dhe që vazhdon të shkaktojë dëme për shumë vite.

 Rrezatimi i dëmshëm mund të dëmtojë qelizat e trupit, duke shkaktuar dëmtim të ADN-së dhe shkatërrimin e proteinave, çka mund të çojë në sëmundje të rënda si kanceri dhe çrregullime të tjera të shëndetit.

Pasojat e një shpërthimi bërthamor nuk janë të kufizuara vetëm tek njerëzit që ndodhen në zonën e shpërthimit. 

Zonat që preken nga rrezatimi bërthamor mund të jenë të banuara dhe të papërshtatshme për jetë për mijëra vjet, pasi ato mbeten të ndotura me mbetje radioaktive. 

Ky është një dëmtim që nuk mund të pastruat shpejt dhe që vazhdon të ndikojë në jetën e të gjallëve për breza të tërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy