
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg Gjergj Cukalin, i njohur si ‘i forti’ i Myslym Shyrit në Tiranë. Ai akuzohet se është porositës i atentatit të Gjon Menës, që për fat të keq të tijin dështoi.
Mësohet se në burg janë lënë edhe dy vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimit, të cilët morën para nga Cukali, në këmbim të ‘kokës’, së Menës.
Fillimisht Cukali u ka dhënë 10 mijë euro vëllezërve Jakimi të blinin një makinë të llojit “Fiat” për të ndjekur shënjestrën dhe më pas për të vendosur eksplozivin poshtë mjetit të tij.
Ndërsa 30 mijë euro të tjera do t’i merrnin pasi të kryenin ‘punën’. Por Mena, i njohur edhe me emrin Altin Xhuxham shpëtoi vetëm me disa plagë në këmbë.
Mëngjesin e datës 9 shkurt, Gjon Mema u drejtua për tek makina e tij e llojit “BMW X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu.
Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.



