Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, iroinizoi protestën e PD-së në çadër, por edhe qëndrimet e LSI-së dhe PDIU-së ditët e fundit. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Ahmetaj u shpreh se ka nga ata që duan të hyjnë në çadër për të tentuar një grusht shteti. Ahmetaj theksoi qëndrimin e PS-së për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit pa qeveri teknike.
“Dikush ka dalë në çadër, dikush tenton të dalë për ta goditur qeverinë me instrumenta antikushtetues dhe banditizëm deri në grusht shteti. Në 18 qeshor ne shkojmë në zgjedhje, shpresoj dhe lutem të vijë edhe PD-ja që të tentojë një ofertë politike. Qeveri teknike dhe shtyrje zgjedhjesh nuk ka”, tha ai.



