James Hetfield mahniti fansat gjatë një shfaqjeje të fundit në Brazil, teksa foli hapur mbi pasiguritë e tij për moshën.
Momenti prekës ndodhi në shfaqjen e Metallica më 12 maj në Estádio do Mineirão në Belo Horizonte, teksa 58-vjeçari u shfaq i emocionuar shokët e tij të bandës u afruan ti jepnin një përqafim.
Duke iu drejtuar turmës pasi luajti “One”, Hetfield zbulon se si ai "nuk ndihej shumë mirë" para shfaqjes, për shkak të ndjenjës së "pasigurisë".
"Duhet t'ju them se nuk po ndihesha shumë mirë para se të dilja në skenë. [Po ndihesha] pak i pasigurt, sikur të isha një djalë i vjetër që nuk mund të luaj më, e gjithë këto këto marrëzi që i them vetes në kokë”, shpjegon ai.
Duke iu referuar shokëve të tij të bandës, ai vazhdon: "Kështu që unë fola me këta djem dhe ata më ndihmuan - aq e thjeshtë. Ata më përqafuan dhe më thanë: 'Hej, nëse po lufton në skenë, ne të mbrojmë shpinën .'
Pas fjalimit, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo lënë vendet e tyre përkatëse në skenë për t'u bashkuar me Hetfield me një përqafim në grup, përpara se Hetfield të shtojë, "Dhe duke ju parë ju aty, unë… nuk jam vetëm, dhe as ju nuk jeni”.



