Kikia: Basha po vjen në krye të PD-së me një formë ‘berishizmi’ edhe më agresiv. Po bëhet garë pa kandidatë, pa garë dhe pa platformë!

Kikia: Basha po vjen në krye të PD-së me një formë ‘berishizmi’ edhe më agresiv. Po bëhet garë pa kandidatë, pa garë dhe pa platformë!

Rikthimi i ish-kryetarit të PD-së zyrtare Lulzim Basha, në krye të partisë, për analistin Mentor Kikia, i ftuar në “MCN live”, po bëhet përmes një forme të modelit ‘berishist’, drejtimit autoritar të partisë me kryetar komandues. Basha është i vetmi politikan që tërë karrierën e tij e ka kaluar në opozitë, dhe nuk mundi asnjëherë të ngrihet në nivele fituesi edhe pse pavarësisht pushte ka shijuar, por ka qenë i dhuruar. Basha tani është një deputet i PD dhe si i tillë ka të drejtë të ketë ambicien e tij për tu bërë kryetar partie. Por ajo që po ndodh tani nën copën e PD-së që me sa duket është ndarë edhe në dy pjesë të tjera është duke u adaptuar një model më i keq se Berishizmi, këta janë këtu se nuk pranojnë ‘berishizmin’ si frymë politike si mënyrë e drejtimit autoritar të partisë kur kryetari komandon, dhe Basha po rivjen në krye të PD me një berishizëm edhe më agresiv. Kikia thotë se në zgjedhjet e kryesisë të caktuar për datën 29 korrik, po mëtohet të bëhet një garë pa kandidatë, pa garë dhe pa platformë. Sipas Kikisë, me këtë formë po shkohet drejt një partie që i bashkon disa miq për përfitime politike. PD po futet në zgjedhje pa garë, pa kandidatë, pa platforma, pa kohën e nevojshme që të këtë njerëz të organizohen, po futet pa bërë atë që quhet censusi i PD-së, do votojnë po kush do votojnë, e dinë këta kush janë anëtarët e PD-së që në 29 korrik do thërrite te kutitë e votimit sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Nuk e dinë, kështu që ideja për tu identifikuar votuesit. Bashës kjo nuk i intereson sepse qëllimi i vetëm është që të rivijë në krye të PD-së, pavarësisht formës. Në këto kushte kur mbështetja është zero, dhe kur ti pretendon se do vish dhe do shndërrosh në një alternativë së paku më të mirë sesa pjesa tjetër që drejton Berisha, atëherë sa i zoti do jetë ky lidership, kjo parti, që të frymëzojë njerëz, jashtë ë brenda. Kjo na çoj në një lloj deduksioni, që ajo që njihet si PD po shndërrohet në një grup miqsh të interesit ku i bën bashkë jo ideali politikë, po thjesht ambicia për të përfituar politikisht.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy