Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të tretën

Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të tretën

Sot nis shpërndarja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët pajisen me libra falas.

Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e procesit, teksa deklaron se është një konkretizim tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

Mirëmëngjes dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare - ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t'i kenë librat falas me një përdorim - si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy