Komiteti i Ekspertëve: Asnjë rast vdekjeje për shkak të vaksinës në Shqipëri

Komiteti i Ekspertëve: Asnjë rast vdekjeje për shkak të vaksinës në Shqipëri

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore deklaron se nuk ka asnjë rast fataliteti në Shqipëri që lidhet me vaksinën apo procesin e vaksinimit.

Komiteti sqaron se për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve ku ishte aplikuar vaksina, nuk kishte lidhje shkak-pasojën e vaksinën.

Sipas saj, s’ka asnjë të dhënë bindëse, argument shkencor e konfirmues që ta vërtetojë diçka të tillë.

“Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19. Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas”, thuhet në njoftimin e MSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy