Fundjavë plot gjallëri në Durrës/ Garo: Rritet numri i turistëve nga Kosova dhe të huaj

Fundjavë plot gjallëri në Durrës/ Garo: Rritet numri i turistëve nga Kosova dhe të huaj

Temperaturat e ngrohta kanë nxitur shumë qytetarë të kalojnë fundjavën pranë bregdetit të Durrësit.

 

Korrespondentja Ervina Garo raporton për “MCN Live” se bregdeti i Durrësit është mbushur këtë fundjavë me pushues vendas, prijnw bashkatdhetarët nga Kosova dhe turistw të huaj.

 

Vizitorët shprehen të kënaqur me atë që ofron qyteti bregdetar, duke veçuar mikpritjen dhe gastronominë si pikat më të forta të Durrësit.

 Një prani e konsiderueshme është ajo e bashkatdhetarëve nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën përgjatë vijës bregdetare.

Sipas raportimit, numri i turistëve ka qenë i lartë, ku shumë prej tyre kanë vizituar edhe monumentet historike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, si Kulla Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit.

Ajo që ka rënë në sy këtë fundjavë është edhe prania e lartë e turistëve nga Izraeli, me mbi një mijë vizitorë të regjistruar.

Për strukturat akomoduese, ky fillim sezoni vjen me pritshmëri të larta. 

Menaxherë hotelesh dhe resortesh shprehen se rezervimet janë premtuese dhe se ndikimi i promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë po ndihet gjithnjë e më shumë.

Me plazhet që po popullohen çdo ditë dhe ofertën turistike në zgjerim, Durrësi duket gati për të përballuar një tjetër sezon veror të suksesshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy