Një ditë para samitit të nivelit të lartë në Bruksel, zgjerimi mësohet se nuk do të jetë në axhendën e liderëve të vendeve të Bashkimit Europian, pavarësisht pëpjekjeve të disa shteteve anëtare që Këshilli Europian të jepte një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një lidhje nga Brukseli, zv.kryeredaktorja e MCN TV, Klementina Cenkollari, tha se penalizues në samitin e radhës për integrimin e Ballkanit Perëndimor do të jetë edhe fakti që Gjermania dhe veçanërisht Merkel nuk do të jetë në samitin e radhës, pas ka paralajmëruar tërheqjen dhe mokandidimin.
Si për Tiranën edhe për Shkupin penalizuaes do të jetë edhe fakti që Gjermania dhe veçanërisht Merkel nuk do të jetë në samitin e radhës, pas ka paralajmëruar tërheqjen dhe mokandidimin, e cila ka qenë zëri më i fortë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Cenkollari.
Ajo po ashtu deklaroi se shtyrja për Tiranën dhe Shkupin fillimisht është bërë në komitetin e abasadorëve dhe në takimin e Ministrave të Jashtëm ku është rrëzuar opsioni i ndarjes së fateve të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut pasi një ndarje e Shkupit nga Tirana do të thoshte ndoshta një pezullim dhe një shtyrje të një date për tryezën e parë ndërqeveritare për MV.
Ky vendim sipas Cenkollarit do të kishte pasoja jo të parashikueshme për Shkupin.
“Raporti i fundit i KE dhe “po-ja” që morëm javën e kaluar nga Holanda janë dy sinjale të forta të cilat tregojnë se ajo çfarë ka penalizuar këtë herë Tiranën është vetoja Bullgare mbi MV. Burime diplomatike për MCN TV se fillimisht në komitetin e abasadorëve dhe në takimin e Ministrave të Jashtëm është rrëzuar opsioni i ndarjes së fateve të Shqipërisë nga MV. Kjo për shkak se një ndarje e Shkupit nga Tirana do të thoshte ndoshta një pezullim dhe një shtyrje të një date për tryezën e parë ndërqeveritare për MV, ndoshta edhe për vite që do të kishte pasoja jo të parashikueshme për Shkupin. Nga ana tjetër, nesër integrimi dhe zgjerimi nuk do të jenë në vëmendjen e KE pasi vëmendja zhvendoset tek presidenca Sllovene e KE që do të duhet të shtyjë përpara këtë proces dhe kërkon atë që do të jetë Samiti i BE dhe Ballkanit perëndimor që kërkon përcaktimin e një date për Shqipërinë dhe MV”, tha Cenkollari.
E pyetur se cilat shtete e kanë mbështetur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Cenkollari tha se kundër ndarjes kanë qenë prej fillimit Gjermania dhe Franca, por edhe vende mike të Maqedonisë së Veriut si Sllovenia apo Portugalia.
“Shtetet të cilat në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë edhe në këtë takim të cilat kanë qenë kundër ndarjes së dy shteteve kanë qenë Gjermania dhe Franca por edhe vende mike të MV si Sllovenia apo Portugalia”, shtoi ajo.
Raportimi i plotë
1. Klementina, një tjetër shtyrje për Tiranën dhe Shkupin. A është vetëm Bullgaria shkaku i këtij bllokimi?
Klementina: Raporti i Komisionit Europian ku thuhej se Shqipëria I ka plotësuar të gjitha kushtet per tryezën e parë ndërqeveritare dhe Po e Holandës, tregojnë se Shqipëria po frenohet për shkak te vendimit te BE për të mos e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Burime diplomatike i thanë MCN, se shumica e vendeve anëtarë të unionit, fillimisht në Komitetin e Përhershëm të Përfaqësuesve, pra ambasadoreve dhe me pas në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm, e kanë refuzuar këtë opsion. Kjo, pasi, skenari i ndarjes së Tiranës dhe Shkupit, do të thoshte që Maqedonia të qendronte ndoshta dhe me vite në pritje të vendimit për tryezën, për shkak të presionit të Bullgarisë. Dhe nuk dihej çfarë pasoja mund të sillte kjo për Bullgarinë. Pavarësisht mbledhjes së Këshillit Europian nesër, tani sytë janë zhvendosur te Presidenca Sllovene e BE, që synon të kete bindur Sofjen deri në samitin e Lubjanës në 6 tetor BE dhe Ballkani Perëndimor, per çka, siç thane burime diplomatike, Sllovenia ka parashikur një seri takimesh me Bullgarinë përgjatë shtatorit.
2. Ne dëgjuam sot kryeministrin Edi Rama të thotë se e bën gjumin të qetë për kete proces dhe se është BE që duhet të mbajë fjalën. Informacionet e tua, për çfarë qëndrimi flasin, nëse deri në fund të vitit nuk ka një vendim?
Shqipëria pret që deri në fund të vitit të ketë nje vendim përndryshe, disa burime me te cilet unë kam qenë në kontakt gjatë ditëvë të fundit, thonë se kjo do lexohej si një rënie e besimit tek BE, pasi kujtojme se ky zgjerimi është një process që është frenuar jo vetem per Tiranën e Shkupin, por nga ana tjeter edhe Serbia prej më shumë se 1 viti e gjysme nuk ka mbyllur asnjë kapitull te negociatave ndersa Mali i Zi ka hapur çdo kapitull, por po has ne vështirësi ti mbylle. Tirana zyrtare këmbëngul se kushtet per t’u ulur ne tryezë, janë plotësuar, kujtojmë se anëtarësimi është një process që mund të marrë edhe mbi 10 vjet, pasi deri më tani eksperiencën më të mirë e ka patur Kroacia me 8 vjet. Shqetësimi lidhet natyrisht me faktin që si Tirana dhe Shkupi, do te humbasin atë që ka qenë zëri I forte ne Uniion, për zgjerimin, Angela Merkel, e cila ka neser dhe pasneser samitin e fundit, për shkak të tërheqjes së saj, në shtator. Dhe natyrisht, mungesa e saj, siç thane burimet, krijon pasiguri si për dy vendet qe shpresojne te hedhin edhe nje hap me shume drejt integrimi



