
Dita sot do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Evropa Veriore, Lindore si edhe pjesërisht Rajoni i Baltikut.
Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Evropën qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontientit Evropian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.



