
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për dy korridore humanitare për bërë të mundur largimin e civilëve nga zonat me rrezik të lartë. Lajmin e ka bërë me dije zëvëndëskryeministrja Vereshchuk.
Sipas kësaj marrëveshje njerëzit mund të largohen nga qytet-porti i Mariupol-it me makinat e tyre.
Kujtojmë që lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 32-të të saj dhe autoritet ukrainasise kanë thënë se nga fillimi i luftës kanë vdekur 139 fëmijë. Megjithëse përpara disa ditësh zyrtarë të ndryshëm bënë me dije se mes dy delegacioneve nuk është arritur asnjë marrëveshje kryesore, por vetëm dytësore.



