“Vinjolli” zbardh grabitjen me maska dhe dhunë në Kurbin, vihet në pranga një person/ Emri

“Vinjolli” zbardh grabitjen me maska dhe dhunë në Kurbin, vihet në pranga një person/ Emri

Një operacion i policisë së Kurbinit i koduar “Vinjolli”, ka vënë në pranga një person lidhur me ngjarjen e ndodhur në janar 2022, në fshatin Vinjollë, ku tre persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150 mijë lekë të rinj në banesën e shtetasit A. L.

Si rezultat i këtij operacioni është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12 janar, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku tre persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë grabitur në banesën e shtetasit A. L.  

Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit Egli Durma, 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit Islam Kabili, 30 vjeç, banues në Krujë dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre. 

Gjatë kontrollit të banesës së 21-vjeçarit Egli Duma, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale. 

Aktualisht vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Kurbin, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy