Dita Botërore Humanitare/ Soreca: Vlerësim Shqipërisë për strehimin e afganëve

Dita Botërore Humanitare/ Soreca: Vlerësim Shqipërisë për strehimin e afganëve

Në ditën kur sot mbarë bota shënon Ditën Botërore Humanitare, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka vlerësuar gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë.

Nëpërmjet një reagimin në Twitter, ambasadori i BE-së Soreca shprehet se “në Ditën Botërore Humanitare vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë”.

“Në vendet e prekura nga konflikti, mbijetesa e njerëzve shpesh varet nga ndihma humanitare. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe me dinjitet”, u shpreh Soreca.

1 mijë azilantë afganë që i largohen situatës në vendin e tyre pritet të mbërrijnë brenda javës, ndërsa autoritetet kanë përgatitur vendet e qëndrimit të tyre, deri në sistemimin e tyre në SHBA.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy