Spanjë, gjykata rrëzon vendimin e qeverisë për izolimin e pjesshëm të Madridit

Spanjë, gjykata rrëzon vendimin e qeverisë për izolimin e pjesshëm të Madridit

Gjykata e Madridit rrëzoi të enjten një urdhër qeveritar për izolim të pjesshëm dhe nëntë qytezave përreth, duke vendosur në favor të rajonit të Madridit në përballjen me autoritetet kombëtare.

Nën urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, autoritetet rajonale të Madridit të premten ndaluan banorët të largoheshin nga zona pa një arsye të vlefshme dhe vendosën masa të tjera kufizuese për të frenuar përhapjen e infektimit COVID-19 në një nga pikat më të këqija të virusit në Evropë.

Por drejtuesja e pushtetit lokal, Isabel Diaz Ayuso, e kishte kundërshtuar urdhrin, duke thënë se ai do të shkatërronte ekonominë e rajonit.

Gjykata rajonale e Madridit doli në krah këtij znjës Ayuso, duke i quajtur kufizimet "ndërhyrje nga autoritetet publike në të drejtat themelore të qytetarëve pa mandatin ligjor për ta mbështetur atë".

Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse do ta apelojë vendimin.

Kufizimet e vendosura në Madrid nuk ishin zbatuar ende plotësisht, pasi nuk mund të vendosej asnjë gjobë për njerëzit që shkelnin kufizimet derisa gjykata të nxirrte vendimin e saj.

Rajoni i Madridit kishte 741 raste me koronavirus për 100 000 njerëz në dy javë deri në 7 tetor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy