Pakti rama Basha i datës 18 maj ka prodhuar edhe një vendim që penalizon mediat audiovizive. Sipas një ligji të miratuar në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, televizionet detyrohen të transmetojnë falas 90 min reklama politike për partitë e mëdha, 45 min për ato më pak të mëdha dhe 10 minuta për partitë parlamentare. Kush nuk e zbaton merr gjobë.



