Rusia e ka quajtur Fondacionin Jamestown të Institutit të Kërkimeve dhe Analizave të SHBA-së, një "organizatë të padëshirueshme" dhe sipas gjasave grupi mund të dëbohet nga vendi.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se kishte studiuar botimet e grupit me qendër në Uashington dhe kishte arritur në përfundiminse ata kishin për qëllim të favorizonin separatizmin në disa rajone ruse, veçanërisht në Kaukazin Verior, dhe përbënin një kërcënim të sigurisë kombëtare.
Rusia ka ndaluar shumë grupe të huaja nën legjislacionin e saj kundër organizatave të padëshiruara, të miratuar në vitin 2015. Sipas ligjit, grupet zakonisht janë etiketuar si të padëshirueshëm dhe pastaj zyrtarisht janë ndaluar nga Ministria e Drejtësisë.
Kryeqytetet perëndimore i kanë akuzuar autoritetet e Rusisë për përdorimin e legjislacionit, si dhe një ligj të veçantë për "agjentët e huaj" për të izoluar dhe bërë presion ndaj anëtarëve të shoqërisë civile të Rusisë.
Rusia e mohon këtë dhe thotë se ligjet janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare nga ndërhyrjet e jashtme.



