Një show argëtues dhe informues që ka për qëllim të përcjellë një mesazh të ngrohtë dhe plot ritëm në mëngjeset e gjithsecilit. Nën moderimin e Bora Shahinit, Cubi Metkajt dhe Rei Bezhanit, "Zgjohu me MCN" është një dritare plot ngjyra përmes rubrikave dhe të ftuarve të shumtë që janë mysafirët e çdo mëngjesi.
Ngjarje të aktualitetit, të ftuar, personazhe, histori suksesi, talente, shëndetësi, sport, muzikë dhe kulinari janë panorama e përditshme që ofron "Zgjohu në MCN". Moderatorët përmes një komunikimi të këndshëm dhe plot humor e batuta përcjellin tek publiku çdo ditë për tre orë histori njerëzore, rrëfime jetësore, histori suksesi, mesazhe të forta dhe shfaqje talentesh me synimin për të përcjellë diçka të re dhe jashtë klisheve të zakonshme të shfaqjes së këtyre personazheve.
Panoramën e show-t e plotëson Chef Krenar Beshiri çdo ditë me receta dhe të ftuar të spikatur. Me një përvojë të gjatë në fushën e kulinarisë, chef Krenari ka zgjedhur t'i bashkohet stafit të "Zgjohu me MCN" për të demonstruar artin e tij të gatimit. Zgjohu me energji pozitive, të qeshura, informacione dhe mesazhe të bukura. Zgjohu me MCN!



