Po shoqërohet me tensione seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka hequr fjalën sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka, teksa po fliste në foltore, me arsyetimin që s’ju përmbajt procedurës.
Fill pas kësaj Gazment Bardhi, Flamur Noka, dhe deputetë të tjerë demokratë bllokuan foltoren, duke kërkuar të drejtën e fjalës. “Ti përfaqëson regjimin e mafies!”, tha Noka për Nikollën, ndërkohë që kjo e fundit kërkoi nga deputeti që të mos fyejë.
Po ashtu deputeti Dashnor Sula kërkoi marrjen e masave për deputetin Erion Braçe, pas replikave të këtij të fundit me Gazment Bardhin, me pretendimin që ka fyer këtë të fundit.



