SPAK, si institucion që merret vetëm me hetimin e veprave madhore të korrupsionit dhe krimit të organizuar, për analistin Preç Zogaj është plotësisht i domosdoshëm për Shqipërinë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zogaj u shpreh se SPAK është pikërisht ai mekanizëm që vendi ka pasur nevojë prej vitesh.
SPAK nuk trembet përballë askujt prej kohësh, dhe këtë e dëshmon një mori faktesh.
Ai po zbaton ligjin mbi të cilin është ngritur ky institucion ‘sui generis’, i krijuar për të adresuar fenomenin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në sistem.
Nuk është gjetur zgjidhje tjetër. Edhe Komisioni i Venecias e ka cilësuar SPAK-un si një institucion të domosdoshëm për Shqipërinë.
Në gjuhën popullore, SPAK mund të quhet “hundëleshi”, pikërisht siç i është dashur vendit prej kohësh për të luftuar korrupsionin e rrënjosur.



