
Irani ka ekzekutuar dënimin me vdekje duke varur Alireza Akbari, njeriun me shtetësi të dyfishtë iraniano-britanike i akuzuar për spiunazh për inteligjencën britanike.
Alireza Akbari u dënua me vdekje pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe për dëmtim të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit nëpërmjet transmetimit të informacionit.
Agjencia iraniane e inteligjencës e kishte përshkruar si Akbarin si një nga agjentët më të rëndësishëm të shërbimeve të inteligjencës britanike, i cili mblidhte të dhëna të rëndësishme për Iranin për t’i transmetuar jashtë vendit.
Alireza Akbari, ka qenë këshilltar i një ish-ministri të Mbrojtjes, i cili ishte në detyrë nga viti 1997 deri në 2005.
Akbari, u akuzua se kishte akses në të dhënat e klasifikuara dhe ia kalonte ato rregullisht shërbimeve të inteligjencës të vendeve armiqësore.



