Një makine i kanë vendosur një sasi eksplozivi tek Kodrat e Rrushbullit në Durrës.
Fatmirësisht pronari i mjetit ka pikasur lëndën plasëse, dhe me shpejtësi ka zbritur nga makina duke njoftuar menjëherë policinë.
Mësohet se lënda eksplozive i është vendosur një automjeti tip “Benz” ngjyrë gri. Teksa ende nuk ka informacion zyrtar as në lidhje me identitetin e pronarit të mjetit.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të dështuar.
Forcat e policisë të njoftuara nga pronari i mjetit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Janë njoftuar edhe forcat xheniere për të shkuar në vendin ku është vënë eksplozivi dhe për të kryer shpërthimin e kontrolluar e për të hequr lëndën plasëse nga mjeti.



