Kosovë, Avdullah Hoti nis negociatat për qeverinë e re

Kosovë, Avdullah Hoti nis negociatat për qeverinë e re

Ndërkohë që qeveria në detyrë po përballet me koronavirusin, LDK ka nisur negociatat me partnerët për formimin e qeverisë së re. I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti, po zhvillon bisedime me zyrtarë të AAK-së, Nismës dhe minoriteteve.

Besoj që kryeministri është duke i zhvillu negociatat edhe do të jetë afër krijimi i qeverisë së re”, thotë për televizionin publik të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së.

Javën e kaluar, presidenti Hashim Thaçi deklaroi se shumë shpejt do të ketë hapa për formimin e qeverisëdhe heqjen e reciprocitetit me Serbinë, për t’i hapur rrugën nisjes së dialogut me Serbinë. Kjo deklaratë u mbështet menjëherë nga ambasadori Richard Grenell, i ngarkuari i presidentit Trump për dialogun Prishtinë-Beograd.

Por në Vetëvendosje mendojnë ndryshe. Pas deklaratës së Thaçit  ka pasur paralajmërime nga VV se do të ketë rezistencë për të mos lejuar largimin e Kurtit nga posti i kryeministrit.

Albin Kurti është aktualisht kryeministër në detyrë. Dy muaj pasi kishte marrë drejtimin e vendit, kabineti i tij u shkarkua me anë të një mocioni mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja, partneri kryesor në koalicion, i cili sipas Kurtit ka pasur edhe nxitjen e ambasadorit Richard Grenell.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy