
Rusia ka rreth 30 ilaçe që mund të trajtojnë koronavirusin e ri të rrezikshëm kinez. Kështu është shprehur ish-shefi i Inspektoratit Sanitar Federativ në Rusi, dr. Genadi Onishchenko.
"Në mënyrë që të jemi të gjithë të sigurt: Ka rreth 30 ilaçe që janë në dispozicion sot, dhe janë duke u përdorur. Ato janë efektive kundër këtij virusi. Dymbëdhjetë prej tyre janë ato që ne i përdorim për të trajtuar edhe infeksionin HIV", tha Onishchenko, i cili tani është deputet në Dumën ruse.
Sidoqoftë, Alexander Sergeev, kreu i Akademisë së Shkencave Ruse (RAS), ofroi një parashikim të zymtë. Ai beson se epidemia do të marrë përmasa globale në mars nëse koronavirusi vazhdon të përhapet me ritmin aktual.
"Sëmundja është mjaft e rrezikshme dhe numri i rasteve rritet në mënyrë eksponenciale. Nëse vazhdon për një muaj tjetër, mund të shndërrohet në një epidemi globale", u tha ai gazetarëve të hënën. Sipas tij, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) duhet të bëjë më shumë.
Autoritetet ruse thonë se deri më tani nuk kanë gjetur asnjë rast të vrusit të ri 2019-nCov, por ato janë raportuar në rajonet kineze në kufi me vendin.



