Ferzileta Gjika, përfaqësuese e organizatës ‘’Mbrojtja e Lumenjve dhe Mjedisit" ka qenë e ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN TV. Gjika tha se për shkak të këtij projekti shumë fshatra do të izolohen dhe gjithashtu do të rrezikohet biodiversiteti, klima dhe korridori i gjelbër.
Ky projekt rrezikon më shumë se 12 mijë hektarë tokë prodhuese. Fshatrat do të jenë të izoluara për shkakt të projektit. Si do të lidhet pjesa lindore e Dibrës që do izolohet, si do lidhet me Peshkopinë? Bëhet fjalë për 35 fshatra. Hidrocentrali do të ketë një shtresë të gjerë e të gjatë. Jetesa në fshatra do të jetë e vështirë. Mbi të gjitha hidrice rrezikon biodeversitetin dhe klimën, do ndalojë dhe korridorin e gjelbër.
Gjika bën thirrje që ky projekt të ndalohet se përveçse banorët e Dibrës kanë një lidhje sentimentale me atë zonë ata kanë dhe të drejtë ligjore. Ajo shton se nuk ka një studim që të provojë që Skavica do vërë balanca me hidrocentralet e tjera.
Bashkë me 35 fshatrat është historia e kultura që fundoset në ujë. Të parët tanë e kanë mbrojtur tokën me gjak. Ne e kemi trashëguar. Ne kemi atë pjesë e dinjitetin, nuk mund ta lëmë një kompani amerikane të na mbuloje më ujë vendin tonë, është sentimentale por edhe e drejta jonë ligjore. Qeveria duhet të kujdeset për Dibrën, nuk do e lejojmë . Bëj thirrje që ky projekt të ndalohet , Becchtel të largohet. Ka shtete evropiane dhe amerikane që kanë pasoja të mëdha nga digat e mëdha. Ne duhet të mësojmë nga shembujt e vendeve të tjera.
Kërkon një kosto shumë të madhe për të ndërtuar hidrocentralin, por ka një kosto më të madhe për ta mirëmbajtur. Cili studim e vërteton që Skavica do rregullojë hidrocentralet e tjera? Për çfarë arsye po ndërtohet një hidrocentral i madh kur ndryshimet klimatike nuk e favorizojnë atë. Dhe hidrocentali Huver në Kanada është drejt tharjes.
Gjika thotë që nuk është analizuar pjesa sizmike dhe nëse bien tërmete zona mund të përmbyten.
Jo vetëm nga mungesa por nga përkeqësimi i motit munmd të ketë përmbytje. Pjesa sizmike nuk është analizuar fare. Nëse bien sërish tërmete mund të rrezikojnë tërmete. Unë nuk i besoj testeve ekonomike, pasi nuk ka pasur konkurrencë të lirë për këtë project, por është bërë një kontratë qeveritare mës Shqipërisë e SHBA.
Kemi marrë mbështetje nga SHBA dhe Evropa dhe Shqipëria për të ndërmmarë hapa ligjore. Dua të theksoj se populli dibran nuk ë htë pyetur. Nuk ka transparencë të informacionit.
Për shpronësimet nuk na ka kontaktuar asnjë.



