
Një krim i dyfishtë është shënuar në Venezia të Italisë, me pasojë vdekjen e një çifti shqiptar, burrë dhe grua.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Spinea në zonën e Venezia, ku policia italiane është vënë në gjurmët e një personi të tretë, i cili dyshohet që të jetë i përfshirë në vrasjen e dyfishtë.
Viktimat u gjetën të vdekur mbrëmjen e së dielës me disa plagë me thikë në shtëpinë e tyre në Spinea. Policia ndërhyri në shtëpinë e çiftit pas sinjalizimit nga vajza e gruas, e cila kishte thënë nuk kishte arritur të kontaktonte me të ëmën.
Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por gjatë hetimeve të kryera natën doli pista e një vrasjeje të dyfishtë.
Karabinierët në fakt janë në kërkim të një personi të tretë të përfshirë në fakt, dyshohet ish-bashkëshorti i gruas.
Në vendin e tragjedisë, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. Dyshimet e policisë italiane bien mbi ish-burrin shqiptar të gruas.



