Shembet ndërtesa në Palma de Mallorca, katër të vdekur dhe mbi 20 të lënduar

Shembet ndërtesa në Palma de Mallorca, katër të vdekur dhe mbi 20 të lënduar

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në një plazh të Mallorcas.

Sipas raportimeve, ndërtesa dykatëshe, Medusa Beach Club, është shembur në Palma de Mallorca.

Disa persona besohet se janë bllokuar si pasojë e shembjes që ndodhi rreth orës 20:30.

Drupal Ad

 

 

 

Nuk është bërë e ditur nëse të vdekurit apo të plagosurit janë punonjës restoranti apo pushues.

Shkaku i saktë i dështimit strukturor aktualisht është i panjohur dhe është nën hetim.

Kryetari lokal, Jaime Martínez dhe nënkryetari i bashkisë, Javier Bonet, kanë mbërritur në vendngjarje për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shprehu ngushëllimet e tij për të vrarët në shembje.

Unë jam duke ndjekur nga afër pasojat e shembjes së tmerrshme që ndodhi në plazhin e Palmës,” tha Sanchez në X.

Automjetet e urgjencës janë parë pasi një restorant dykatësh u shemb, duke vrarë katër në Playa de Palma, në jug të kryeqytetit të ishullit mesdhetar spanjoll Palma de Mallorca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy