Meta viziton “Power Construction”: Shihni me interes hekurudhën Shqipëri-Maqedoni

Meta viziton “Power Construction”: Shihni me interes hekurudhën Shqipëri-Maqedoni

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka vizituar zyrat qendrore të korporatës “Power Construction Corporation of China”, ku është pritur nga presidenti i saj, Yan Zhiyong. Meta shoqërohej nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë dhe nga ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Gjatë prezantimit të aktivitetit të kompanisë, Zhiyong shprehu interesin për vazhdimin e investimeve në Shqipëri.

Ai nënvizoi se “Power Contruction” është e gatshme të vlerësojë projekte të tjera me interes të përbashkët në Shqipëri. “Përveç by-pass-it të Beratit, ne po angazhohemi për ndërtimin e rrugës Thumanë-Vorë-Rrogozhinë”, tha Zhiyomg.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta kërkoi nga korporata kineze që të shihet me shumë interes edhe ndërtimi i hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, projekt me interes edhe në kuadër të Korridorit të 8-të.

Meta tha se Kina ka qenë për dy dekada në Shqipëri kur janë bërë investimet më të mëdha në sistemin hidroenergjetik dhe u krijua një elitë e tërë drejtuese dhe të inxhiniereve që mund të shërbejë për bashkëpunimet e mëtejshme ndërmjet dy vendeve.

 “Ne mirëpresim edhe investime jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, turizëm, ku mundësitë janë të mëdha”, tha ai.

Ndërsa ministri Panariti kërkoi mbështetjen nga pala kineze për ndërtimin e kanaleve kulluese në kuadër të projektit të menaxhimit të ujërave si shfrytëzimin e mundësive alternative të energjisë si ajo e diellit dhe e erës, si një mundësi e pashfrytëzuar dhe fitimprurës për palën Kineze.

“Power Construction Corporation” është një nga korporatat më të mëdha kineze me prezencë në të gjithë botën, që zotëron një kapital shtetëror dhe privat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy