Mullai: Bazat e goditura, do iu shërbenin grupeve kriminale për t’i furnizuar me armë (VIDEO)

Mullai: Bazat e goditura, do iu shërbenin grupeve kriminale për t’i furnizuar me armë (VIDEO)

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, thotë se të gjitha arrestimet e kryera gjatë operacionit “Tempulli”, janë cilësuar të ligjshme nga prokuroritë në qarqe dhe në mbi 97% të rasteve kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se operacioni në vetvete i ka arritur pritshmëritë dhe të gjitha veprimet e policisë kanë qenë të bazuara në prova dhe fakte të veprimtarisë që ushtronin këta persona.

Në muajin shtator, u zhvillua operacioni “Tempulli 1” dhe “Sundimi i Ligjit” dhe më pas “Tempulli 2” dhe “Sundimi i Ligjit”.

Janë mbi 1100 mijë persona të arrestuar nga “Tempulli”. “Sundimi i Ligjit” është i fokusuar më shumë te kapja e personave në kërkim apo armëmbajtja pa leje.

Kemi pasur në fokus ato paligjshmëri që cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Edhe te “Sundimi i Ligjit”, të gjithë personat e arrestuar, përveçse për lojërat e fatit që janë ndjekur në gjendje të lirë, ata që janë kapur me celular, se ata që ushtronin në lokal, kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në tre muajt e fundit janë sekuestruar 114 armë, 12 mina me telekomandë. Shumica e armëve të sekuestruara janë kallashnikov të marra gjatë hapjes së depove në ‘97-ën, por edhe armë të futura së fundmi në Republikën e Shqipërisë. Të ndaluarit me armë dhe mina me telekomandë, kanë qenë ose të paguar, ose janë ndaluar teksa ishin nisur për të kryer një krim.

Të gjitha bazat që janë goditur, do iu shërbenin grupeve kriminale për ti furnizuar me armë, për të kryer krime kundër personit ose pronës.

Rritja e forcës parandaluese të sigurisë, krijon terren të pasigurtë për grupet kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy